E martuar me një shqiptar, kush është gruaja që kërkon të “shkatërrojë” Ronaldon?

Futboll

E martuar me një shqiptar, kush është gruaja që kërkon të “shkatërrojë” Ronaldon?

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:34
E martuar me një shqiptar, kush është gruaja që kërkon të “shkatërrojë” Ronaldon?

Cristiano Ronalo, po përballet me akuza të forta nga një vajzë e cila është shprehur se  ajo është përdhunua nga portugezi vite më parë, por vetëm tani ka preferuar të flasë.

Sipas deklarimeve të saj, eksperienca me Ronaldon ka qenë shumë e shëmtuar dhe është paguar që ajo të heshtë.

Më tej sipas asaj që ajo ka thënë, ky ka qenë momenti më i mirë për të treguar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur një dekadë më parë.

Gazeta gjermane “Der Spigel”, ka qenë ajo që ka botuar dëshminë e vajzës, por në një shkrim tregon se ajo ka qenë e martuar më një shqiptar.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të”.

Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”, është kjo një pejsë e shrimit të “Der Spigel”, përcjell panoramasport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat