Barcelona shkon përtej trajnerit - Bota Sot
Barcelona shkon përtej trajnerit

Futboll

Barcelona shkon përtej trajnerit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:58
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino do të përballet në Champions me Barcelonën dhe Leo Messin. Natyrisht, një moment i veçantë ky për vetë trajnerin argjentinas dhe “Spurs”. Ai mundohet të analizojë kundërshtarin katalanas, duke njohur filozofinë e veçantë të lojës së tyre. Në një intervistë për “Marca”, ndër të tjera ka nënvizuar: “Është e qartë se tani, në këtë fazë të fundit, Barcelona nuk ka më Xavi apo Iniesta. Kanë mbetur pak futbollistë të atij brezi dhe është normale që Barcelona ta ketë ndryshuar futbollin e saj.

Valverde është përpjekur të ndryshojë, por duke ruajtur parimet, duke i dhënë nuanca lojës së Barcelonës, e cila është pasuruar. Futbolli është për futbollistët dhe, kur keni lojtarë aq të mëdhenj sa Barcelona, të aftë për të shënjuar filozofinë përtej trajnerit, është e vështirë t’i ndryshoni ato. Për të zëvendësuar këtë lloj futbollistësh është e pamundur.

Ata kanë qenë unikë, me talent të madh. Ju mund të afroni lojtarë të tjerë, por ata janë të ndryshëm. Dhe kur vjen puna për të treguar futbollin që dëshironi t’u mësoni, gjithmonë do të jetë shumë e vështirë. Barcelona është një skuadër me lojtarë të mëdhenj, përcaktues dhe që mund të fitojnë me gjithkënd.

Përveç Messit, dua të veçoj edhe Coutinho, Dembélé, Luis Suárez… Janë futbollistë të shkëlqyer. Coutinhon e njoh shumë mirë. Ne po flasim për një ekip të shkëlqyeshëm, të udhëhequr nga më të mirët në botë, siç është Leo Messi. Cilësia spikat kudo, në çdo repart të Barcelonës.

A duam ta mposhtim Barcelonën? Natyrisht, po. Fitimi i një loje është gjithmonë diçka e mirë në futboll. Kur fiton ndaj Barcelonës, vlen edhe më shumë, sepse kjo do të thotë diçka e rëndësishme për ne. Tottenham vjen pak i tronditur në sfidën kundër Barcelonës, pas goditjes që mori në ditën e parë të Ligës së Kampionëve.

Ishte vërtet e dhimbshme, sepse ndeshja ndaj Interit u kontrollua prej nesh. Ishim më afër golit tonë të dytë, sesa barazimit. Fatkeqësisht, e përfunduam lojën me humbje. Duhet të nxjerrim mësime nga këto lloj humbjesh, t’i analizojmë me hollësi ato. Duhet të na shërbejnë për t’u përmirësuar. Kundër Barcelonës ekziston një motivim i madh. Ne do të bëjmë gjithë luftën e mundshme. Për mua, Messi është ende numri një në botë dhe do të jetë i tillë derisa të luajë futboll”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...