Morata kërkon largimin nga Chelsea

Futboll

Morata kërkon largimin nga Chelsea

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:59
Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll nuk po e gjen veten në skuadrën londineze.

Alvaro Morata mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Sipas medieve në Angli, “Blutë” janë duke marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit spanjoll, i cili në nisjen e këtij sezoni nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Maurizio Sarrit.

Aktualisht Morata është zgjedhje e dytë e sulmit pasi trajneri Sarri ka preferuar Olivier Giroud.

Në rast të një oferte të bindëse në afatin kalimtar të janarit, rrugët mes Chelseat dhe Moratas mund të ndahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat