Juventusi është i interesuar për një lojtar të Dortmundit

Futboll

Juventusi është i interesuar për një lojtar të Dortmundit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:27
Juventusi është i interesuar për një lojtar të Dortmundit

Juventusi është i interesuar për Christian Pulisic e Borussia Dortmundit, raportojnë mediat italiane. “Zonja e Vjetër” edhe pse ka krijuar treshen e frikshme sulmuese, Ronaldo, Dybala e Costa, kërkon akoma përforcime. Siç raportohet, torinezët janë duke vëzhguar vazhdimisht amerikanin, i cili është një nga lojtarët kryesor tek “milionerët” e Gjermanisë.

Pulisic me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2020, por, nuk përjashtohet mundësia që lojtari të largohet nga skuadra gjermane për të nisur një tjetër aventurë në futbollin evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat