Një Juventus i ri...

Futboll

Një Juventus i ri...

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:02
Andrea Angelli

Një Juventus i ri, por dhe i vjetër. Andrea Angelli siguron se edhe pas largimit të administratorit të deleguar, Giuseppe Marotta, klubi bardhezi do të funksionojë në perfeksion me të gjitha hallkat e tij.

“Modeli drejtues i Juventusit nuk do të ndryshojë. Ka një këshill administrues, i cili delegon detyrat, që do të caktohen pas 25 tetorit. Ky model përbëhet nga tre pika kyçe: sporti, të ardhurat e shërbimet. Ne do të vazhdojmë të funksionojë si sot, vetëm se do të ndryshojnë disa drejtues. Giorgio Vinci do të jetë përgjegjës për të ardhurat, Paratici për sportin e Marco Re për shërbimet”.

Agnelli konfirmoi në këtë mënyrë se pavarësisht largimit të Marottas, Fabio Paratici do të vazhdojë të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Pritet gjithashtu që ish-mesfushori bardhezi, Pavel Nedved, të ketë më shumë përgjegjësi në klub.

“Paratici nuk do të largohet, e përjashtoj këtë mundësi. Siç e thashë edhe më parë, modeli nuk do të ndryshojë, disa nga njerëzit po. Njerëz të cilët janë gati e të përgatitur për të vazhduar punën e mrekullueshme të bërë nga Beppe Marotta e Aldo Mazzia. Ne duhet të jemi gati për sfidat e reja e për të konkurruar skuadrat e tjera, të cilat janë përpara nesh”.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat në skuadrën bardhezi pas largimit të Marottas, një njeri kyç në vitet e fundit tek Juventusi. Sezoni i ri ka nisur në mënyrën e duhur, pasi klubi nga Torino ka siguruar vetëm vetëm fitore si në kampionat ashtu edhe në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat