Barcelona për rekord

Futboll

Barcelona për rekord

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:19
Barcelona për rekord

Tri ndeshje pa fitore, një përjetësi nëse quhesh Barcelona: 2- 2 me Gironën, humbi 2-1 me Leganesin dhe barazimi i javës së fundit 1-1 në “Camp Nou” kundër Atletiko Bilbaos. Janë tre rezultate negative për skuadrën e stërvitur nga Valverde, e cila për momentin ruan kreun e klasifikimit me një rekord të veçantë.

Asnjë skuadër nuk ka qenë kurrë në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll me kaq pak pikë të grumbulluara (14) pas 7 javëve të para prej sezonit 1995- 1996, vit kur u prezantua formula e tri pikëve për fitore. Katër fitore, dy barazime dhe një humbje: është ky marshi i Barcelonës këtë sezon në La Liga. Me të njëjtat shifra e ndjek edhe Reali i Madridit, që ka po aq pikë, por kampionët e Europës kanë një golavarazh më të keq sesa rivalët e përjetshëm, që i lë në vend të dytë. Janë shifra që tregojnë se ky sezon i La Ligës ka nisur shumë herë më i ekuilibruar sesa vitet e mëparshme: Barcelona, në dy raste (2013-2014 dhe 2017-2018), pas së njëjtës kuotë ndeshjesh, kishte arritur të grumbullonte 21 pikë, plot 7 më shumë sesa sot.

Vendi i parë, me 14 pikë pas 7 javësh, është një rekord i veçantë për Barcelonën. Sepse kujtojmë që Majorka (1998-1999), Reali i Madridit (2005-2006) dhe Atletiko e Madridit (2016-2017) arrinin të bënin fare pak më mirë në krahasim me katalanasit, duke kryesuar tabelën e kampionatit me 15 pikë pas 7 ndeshjeve të para. Një më shumë sesa ato të grumbulluara nga Mesi me shokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat