Mourinho: Pyesni kush e ka shkruar, ai ka hyrë në telefonin tim

Futboll

Mourinho: Pyesni kush e ka shkruar, ai ka hyrë në telefonin tim

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:47
Mourinho: Pyesni kush e ka shkruar, ai ka hyrë në telefonin tim

José Mourinho është në një moment të vështirë të karrierës si trajneri i Manchester United. Megjithatë, ai i merr me sportivitet pyetjet e gazetarëve, sikurse ndodhi sot në konferencën e tij për shtyp, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Valencias. Në Premier League, ai ka grumbulluar 10 pikë nga 21 të mundshme në këtë sezon, siç ndodhi me David Moyes në stolin e “Djajve të Kuq”, vitin pas lamtumirës së Sir Alex Ferguson.

“Special One” tha se nuk ka frikë për shkarkimin, ndërsa mediat kanë publikuar sot një bisedë telefonike të pretenduar mes portugezit dhe Zinedine Zidane, ku francezi i ka theksuar se nuk e do pozicionin e tij: “Pyetni atë person, që e ka shkruar, nëse kam folur me Zidane. Pyesni atë, e keni aty mbrapa (bën me gisht nga gazetari)”.

Kjo ka shkaktuar kuriozitet në dhomën e shtypit, aq sa gazetari spanjoll i “Cope”, i cili e bëri këtë pyetje, u kthye dhe pyeti kolegun anglez. Ai iu përgjigj: Sigurisht, unë e kam bërë. Dhe Mourinho qeshi e tha përsëri: Ai e ka shkruar atë, ai është futur në telefonin tim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat