Milani e Interi të ndahen

Futboll

Milani e Interi të ndahen

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:50
Fabio Capelo

Janë ndër ekipet më të njohura në Europë, por Interi dhe Milani luajnë në stadiumin e bashkisë. “San Siro” është një tempull i futbollit, por modernizimi, e aspekti ekonomik, imponojnë pronësinë e një impianti personal. Mbi këtë temë ka folur edhe Fabio Capelo, i cili ka deklaruar: “Milanit dhe Interit u duhet nga një stadium personal, ndoshta më të vogël se ‘San Siro’. Kur drejtoja Anglinë dhe transferuam zyrat pranë ‘Wembley’-t ndihesha si në shtëpi. Sipas meje, ‘San Siro’ është si një shtëpi për dy familje. Në ‘Milanello’ apo ‘Appiano Gentile’ ndihesh në shtëpi, pastaj vjen të luash në ‘San Siro’ dhe nuk ndihesh kurrë sikur je vërtet në shtëpinë tënde”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat