Me sa klube Kosova do të përfaqësohet në garat evropiane?

Futboll

Me sa klube Kosova do të përfaqësohet në garat evropiane?

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:05
Ilustrim

Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA), sot ia ka komunikuar edhe zyrtarisht Federatës së Futbollit të Kosovës që edhe në edicionin pasues të garave evropiane 2019-2020, në garat e UEFA-s, do të marrin pjesë dy klube nga Kosova. Në këtë rast kampioni në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse fituesi i Kupës ashtu si edhe deri tani do të marrë pjesë në rrethin parakualifikues të Evropa-ligës.

Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në kampanjën e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave të Kosovës në këto dy gara prestigjioze, bëhet e ditur nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat