I shpëton dënimit

Futboll

I shpëton dënimit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 19:09
Guiseppe Rossi

Ish-sulmuesi i Genoa-s dhe Italisë, Guiseppe Rossi, ka shmangur pezullimin pasi doli pozitiv me një substancë të palejuar të quajtur dorzolamide. Substanca e palejuar është gjetur në gjakun e tij gjatë një testi të bërë pas ndeshjes së Genoa-s ndaj Benevento-s më 12 maj. Gjithsesi, gjykata e anti-dopingut ka zgjedhur ta paralajmërojë ish-lojtarin e Manchester United, Villarreal dhe Fiorentina-s në vend që ta pezullojë. Dorzolamyde zakonisht përdoret kundër glaukomës, por gjithashtu është një “agjent” i maskuar, që mund t’i heqë efektin testeve të dopingut duke dhënë rezultat negativ por fals. 31-vjeçari  aktualisht është pa klub pasi u largua nga Genoa gjatë verës por tani do të ketë mundësinë të vijojë karrierën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat