Kastrati: Mbështetja e çmendur nga ‘Skifterat’, çelësi i fitores

Futboll

Kastrati: Mbështetja e çmendur nga ‘Skifterat’, çelësi i fitores

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2018 Në ora: 19:24
Ylber Kastrati

Gjilani është edhe më i motivuar me fitoren me rezultat 1:0 kundër rivalit më të madh, Dritës nga Gjilani, kampion në fuqi. Te skuadra kuq e bardhë ende janë në festë për faktin se e mposhtëm rivalin e përbetuar dhe e kanë lënë pas edhe me pikë. Kapiteni i Gjilanit tha se angazhimi dhe loja e mirë rezultoi edhe me fitoren e madhe. Futbollisti beson se do të jenë në garë të fortë në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.

Gjilani është në vend të katërt me 13 pikë, ka 4 me pak se lideri Feronikeli nga Drenasi, ndërsa Llapi është në pozitën e dytë me 16 pikë dhe Flamurtari renditet i treti me 14 sosh. Kastrati tha se kur ndeshen Gjilani – Drita, gjithmonë atmosfera është e jashtëzakonshme. Sipas tij, ta shijosh një derbi të tillë është emocion që nuk përshkruhet, sidomos kur shënon fitore.  Kapiteni tha se meritë për fitore kanë edhe tifozët “Skifterat” që ishin edhe lojtari i 12-të.  Gjilani tani përgatitet për sfidën e radhës dhe shumë të vështirë në “Xhemail Ibish” në Prishtinë, kundër Flamurtarit!

“Bota sot”: Gjilani triumfoi në derbin më të madh vendorë, a mendoni se ky është një sinjal që do të luftoni edhe për titull?

Ylber Kastrati: Derbi është diçka i veçantë, festë në qytet, ndjenjë e jashtëzakonshme, diçka që sa më shumë përjetohet aq më shumë shijohet. Është e vërtet se fitorja në derbi mund të ndikoj në rrjedhën e vazhdimit të kampionatit. Përveç forcës si ekip, mbështetjes së kryesisë dhe tani kemi edhe një bagazh me vete. Motivimi nga derbi, që gjithsesi do të na ndihmoj në rrjedhën e kampionatit.

Image

Lojtarët e Gjilanit

“Bota sot”: Çka e veçojë më shumë Gjilanin për dallim nga Drita?

Ylber Kastrati: Lufta si grup, angazhimi maksimal dhe mbështetja e çmendur nga ‘Skifterat’. Të gjitha këto me një bazë, dëshirën e madhe për ta fituar derbin.

“Bota sot”: Gjilani ka një orar jo edhe të lehtë në rrethin e parë, i shkoni Flamurtarit, ju vjen Liria, pastaj luani në Podujevë me Llapin dhe në javën e 11-të me liderin Feronikeli, si i parashikoni këto sfida, secila më derbi se tjetra?

Ylber Kastrati: Te gjitha ekipet në vazhdim janë për t’u respektuar. Kanë bërë paraqitje të mira dhe jemi sy hapur në këtë drejtim. Loja e Gjilanit në vazhdimësi po përmirësohet kur kemi parasysh ndërrimet e shumta që janë bërë. Gjithsesi kur e shtojmë këtu taktiken e veçantë të trajnerit Pajaziti. Në vazhdimësi po punojmë që ta kapim ritmin dhe të përmirësojmë lojën. Gjilani ka respekt për të gjitha ekipet por në çdo sfidë futemi për tri pikë, sepse ky grup lojtarësh ka forcë për ta mposhtur çdo kundërshtar.

Image

Atmosfera në Gjilan

“Bota sot”: A jeni i kënaqur me kushtet dhe çfarë i mungon më shumë ekipit në përgjithësi?

Ylber Kastrati: Me ardhjen e ‘Talit’ në ekip, sponsorit tonë, jemi ekip i organizuar në nivelet më të larta të futbollit të Kosovës. Gjitha kushtet, kërkesat tona janë të realizuara në përpikëri. Normal kjo është fal seriozitetit dhe sinqeriteti të presidentit tonë Flurim Zuka.

“Bota sot”: Cilat janë synimet dhe cilat skuadra i sheh në garë të ashpër për titull?

Ylber Kastrati: Nuk kemi presion nga presidenti, por javë pas jave po përmirësohemi, do të luftojmë fortë, ta kapim Evropën. Feronikeli e Llapi janë dy skuadrat që kanë dëshmuar nivel të lartë të organizimit dhe seriozitet për titull, po në ligën tonë asnjëherë nuk mund të mungoj në luftë për titull Prishtina e cila ka një grup të fortë lojtarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat