Laçi-Flamurtari, lufta e tre pikëve për të kapur rivalët

Futboll

Laçi-Flamurtari, lufta e tre pikëve për të kapur rivalët

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 22:04
Pamje nga ndeshja Laçi-Flamurtari

Pas fitores në frymën e fundit ndaj Kamzës në javën e gjashtë të kampionatit, Laçi pret në shtëpi këtë mesjavë Flamurtarin. Të dyja skuadrat arritën të merrnin fitore në javën e shkuar, teksa aktualisht ndajnë vendin e katër dhe të pestë në renditje me 10-të pikë. Laçi vjen me një bilanc pozitiv në kampionat, pasi në gjashtë javët e para nuk ka pësuar asnjë humbje. Ky është një motiv i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mërgjyshi.

Nga ana tjetër Flamurtari, edhe pse fitoi në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, mori një goditje të madhe pasi humbi dy ndeshje radhazi në kampionat. Sakaq sfida ndaj Laçit pritet të jetë një test i rëndësishëm për vazhdimësinë e Flamurtarit. Lajmi i mirë është që në skuadër kanë nisur të ketë rikthime, ndonëse pas dëmtimit të Sirgi, Ilir Daja duhet të mendoj zëvendësuesin. Rikthimi i Albi Allës pritet nga çasti në çast, ndërsa lojtarët e rinj i kanë dhënë sinjale pozitive trajnerit të vlonjatëve.

Në krahun tjetër nuk ka mungesa, dhe kjo gjë i jep qetësi trajnerit Mërgjyshi. Ajo për çka ai mund të shqetësohet është reparti i sulmit, që ende nuk është në nivelin e kërkuar. Gjithsesi për të dyja skuadrat fitorja është e rëndësishme, pasi rivaltë kanë nisur të avancojnë, pavarësisht se diferencat e pikëve nuk janë të tilla për panik. Edhe kjo sfidë do të luhet të mërkurën më 3 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat