UEFA njofton se sa ekipe nga Kosova do të marrin pjesë në garat evropiane

Futboll

UEFA njofton se sa ekipe nga Kosova do të marrin pjesë në garat evropiane

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 22:17
UEFA

FFK sot ka marrë informatën nga UEFA se sa skuadra nga Kosova do të jenë pjesëmarrëse në garat evropiane për edicionin pasues.

Përsëri do të jenë dy skuadra, kampioni i ligës dhe fituesi i Kupës.

Ky është njoftimi i plotë që FFK ka lëshuar sot:

1 tetor, 2018 –  Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA), sot ia ka komunikuar edhe zyrtarisht Federatës së Futbollit të Kosovës që edhe në edicionin pasues të garave evropiane 2019-2020, në garat e UEFA-s do të marrin pjesë dy klube nga Kosova. Në këtë rast kampioni në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse fituesi i Kupës së Kosovës ashtu si edhe deri tani do të marrë pjesë në rrethin parakualifikues të Evropa Ligës.

Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në ciklin e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave tona në këto dy gara prestigjioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat