Objektivi i Inter në radarin e Tottenham

Futboll

Objektivi i Inter në radarin e Tottenham

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:57
Cristiano Ronaldo dhe Herrera

Gjigantët e Premier League, Tottenham raportohet se i janë bashkuar Inter të Milan në garën për të blerë mesfushorin e Porto, Hector Herrera. Futbollisti meksikan 28-vjeçar u bashkua me Porto në vitin 2013 nga Pachuca, për shumën e 8 milionë euro. Që atëherë, mesfushori ka qenë një futbollist shumë i rëndësishëm për ekipin portugez, duke u aktivizuar në më shumë se 100 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Mediat portugeze njoftojnë se Tottenham është i interesuar të nënshkruajë me Herrera dhe po përgatisin ofertën e parezistueshme për të realizuar objektivin.

Spurs-at janë në kërkim të një mesfushori, pasi gjatë merkatos së verës nuk bënë asnjë blerje të vetme, me tentativën e dështuar për të nënshkruar me Jack Grealish. Herrera është përfolur gjatë muajve të kaluar gjithashtu edhe për një transferim të mundshëm te Inter. Futbollisti meksikan ka një kontratë me Porton deri në verën e vitit 2019. Ky fakt do të lejojë klubet që të nënshkruajnë me lojtarin një para-kontratë, duke e patur të lejuar që të zhvillojnë bisedime dhe të bien në marrëveshje për verën e ardhshme, apo edhe për merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat