Dy yjet e Real Madrdit mungojnë ndaj CSKA Moskës

Futboll

Dy yjet e Real Madrdit mungojnë ndaj CSKA Moskës

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:33
Lopetegui

Real Madridi do të luajë me dy mungesa të mëdha ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid do të udhëtojë me 20 lojtarë në Rusi për ndeshjen e Champions League që do të luajë kundër CSKA-së së Moskës të martën në mbrëmje, por Sergio Ramos dhe Gareth Bale nuk do të jenë pjesë e grupit.

Dy yjet e madrilenëve i janë bashkuar Isco-s dhe Marcelo-s, të cilët do të mungojnë gjithashtu për arsye shëndetësore.

Kapiteni i Real dhe uellsiani janë dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Atletico Madrid, e mbyllur në barazim 0-0.

Kjo është lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Lopetegui: Keylor Navas, Kiko Casilla, Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Jesus Vallejo, Raphael Varane, Nacho, Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Marcos Llorente, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Vinicius Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat