Gattusos i rikthehet njëri nga lojtarët kryesor të ekipit

Futboll

Gattusos i rikthehet njëri nga lojtarët kryesor të ekipit

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:48
Gattuso

Milan është rikthyer te fitorja dhe e ka bërë me një paraqitje bindëse dhe shumë të bukur në Reggio Emilia kundër Sassuolo, por arsyet përse Gennaro Gattuso duhet të jetë i lumtur nuk mbarojnë me kaq.

Trajneri kuqezi shumë shpejt mund të bazohet sërish te “El Pipita” Higuain, që pasi ka munguar në dy ndeshjet e fundit, si pasojë dëmtimi, do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit dhe do të jetë i gatshëm duke nisur nga ndeshja e së enjtes kundër Olympiacos.

Problemi muskulor për 31-vjeçarin nuk ekziston më dhe teorikisht Gattuso do ta lërë pushim për ndeshjen nga Olympiacos, për ta pasur në 100% gati kundër Chievo.

Lajme të mira vijnë edhe nga gjendja e Andrea Conti, që duket se është riaftësuar plotësisht dhe që në javën e ardhshme do të nisë punën me grupin. Në nëntor, Gattuso do ta ketë në dispozicion të plotë mbrojtësin që ka kaluar shumë probleme fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat