Gjoba për Tiranën e Partizanin

Futboll

Gjoba për Tiranën e Partizanin

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:04
Ilustrim

Gjoba për Tiranën e Partizanin  për sjelljen e tifozëve të tyre në derbin e kryeqytetit. Paralajmërim për Kamzën ndërkohë që në Kategorinë e Parë kanë marë ndëshkime të rënda trajneri i Burrelit i mirënjohuri Stavri Nica dhe mesfushori i Bylisit Alfred Zefi.

VENDIMET

1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.

2.KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.

3.KF “Kamza”, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit të përmbushjes se detyrimeve në organizimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

4.KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

5.Zyrtari i KF “Burreli” Demir Cupi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

6.Zyrtari i KF “Burreli” Stavri Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

7.Zyrtari i KF “Burreli” Denis Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

8.Zyrtari i KF “Burreli”,Adhorim Lala, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

9.Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Pogradeci”, Armir Pura, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Pogradeci”, Luarts Lame, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Zyrtari i KF “Apollonia”, Sokol Argjendari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes.

13.Lojtari i KF “Bylis”, Alfred Zefi, për provokim të publikut dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat