Courtois habit me deklaratën e tij

Futboll

Courtois habit me deklaratën e tij

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:05
Courtois habit me deklaratën e tij

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois ka habitur me deklaratën e tij. Gardiani spanjoll ka përfunduar në qendër të kritikave pasi nuk ka një përdorim të mirë të topit me këmbë. Por ka qenë vetë ish-portieri I Chelsea që ka reaguar në lidhje me këtë çështje. 

"Nuk jam shumë i keq në lojën me këmbë. Nuk them se jam nga më të mirë, por edhe i keq nuki jam. Ka shumë portierë që janë më të mirë se unë, por unë nuk e konsideroj veten time amator. Po punoj shumë në këtë apekt dhe besoj se do të arrij rezultate të mira në të ardhmen. I di mirë aftësitë që zotëroj dhe kjo është një gjë shumë e mirë", tha Thibaut Courtois.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat