Ky është njeriu që i dha rrogë Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Sahit Kelmendit...

Futboll

Ky është njeriu që i dha rrogë Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Sahit Kelmendit...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:25
Në foto janë, këmbë Agim Luta (delegat), Artan Bytyqi (trajner), Agim Hasani (drejtor sportiv Flamurtar) dhe Ruzhdi Gashi (ekonom). Ulur: Afrim Muqiqi – këngëtar e nënkryetar i FC Prishtina, Ismet Grainca (administrator) dhe Arsim Thaçi (trajner në Flamurtar).

Një njeri që nuk shihet fare në sipërfaqe. Një njeri i heshtur por që di shumë gjëra për futbollin e Kosovës. Ai ka kaluar të 65-tat, por që është në formën më të mirë dhe një njeri që i dha shumë klubit të futbollit Prishtina.

E kush tjetër, përveç Ismet Graincës, që kishte përjetuar periudhën e artë të Prishtinës, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri (i ndjerë), Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Xhevdet Muriqi, Mensur Nexhipi, Neshet Zhavelit, Agim Canës, Rade Zallad, Arbnor Morina, Rifat Mehinoviq, Muhamed Kolenoviq, Stoimir Urosheviq, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Ardian Koznikut etj.  Grainca ka qenë arkëtar atëkohë në gjeneratën e artë të Prishtinës dhe që iu kishte dhënë rroga futbollistëve.

Njeriu që është i mishëruar me futbollin, sidomos me FC Prishtinën, që i dha jetës së tij shkëlqim. Në foto janë, këmbë Agim Luta (delegat), Artan Bytyqi (trajner), Agim Hasani (drejtor sportiv Flamurtar) dhe Ruzhdi Gashi (ekonom). Ulur: Afrim Muqiqi – këngëtar e nënkryetar i FC Prishtina, Ismet Grainca (administrator) dhe Arsim Thaçi (trajner në Flamurtar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat