Mkhitaryan nuk do të luajë përballë Qarabag, për shkak të tensioneve polititike

Futboll

Mkhitaryan nuk do të luajë përballë Qarabag, për shkak të tensioneve polititike

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:32
Mkhitaryan

Problemet politike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ia pamundësojnë Henkrikh Mkhitaryan të luajë të enjten.

Arsenali do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit, ku të enjten në mbrëmje do të përballet me skuadrën e Qarabagut, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Trajneri Unay Emery ka vendosur të udhëtojë drejt Baku-së pa yllin armen të skuadrës, Henrikh Mkhitaryan dhe jo për shkaqe sportive, por për shkak të tensioneve ndëretnike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Armiqësia mes dy vendeve mbi rajonin e “Nagorno Karabakut” mbetet e lartë. Për këtë arsye, Mkhitaryan nuk udhëtoi në Azerbajxhan në vitin 2015, kur asokohe luante me Borussia Dortmundin.

“Siguria e futbollistëve tanë vjen para të gjithave dhe ne do të marrim një vendim për këtë, pasi të flasim me Mkhitaryan”, lexohet në një njoftim për shtyp të ekipit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat