Presidenti Bartomeu: Ai e ka derën të hapur te Barcelona!

Futboll

Presidenti Bartomeu: Ai e ka derën të hapur te Barcelona!

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:12
Josep Maria Bartomeu

Pep Guardiola është i mirëpritur për t’u rikthyer te Barcelona me krahët hapur, ka bërë të ditur presidenti i katalanasve Josep Maria Bartomeu.

Trajneri aktual i Manchester City ka luajtur për 11 vite me Barcelonën, përpara se të bëhej trajner në vitin 2008, duke e udhëhequr klubin drejt 14 trofeve të fituar, përfshi dy Champions League.

Ai u largua në vitin 2012 dhe u bë trajner i Bayern Munich, përpara se të shkonte te City, ku në sezonin e kaluar fitoi Champions League.

“E kam lexuar që ka thënë se herët e vonë dëshiron të kthehet te Barcelona dhe të kujdeset për La Masia. Personalisht do të më pëlqente shumë dhe është një jam i mirë, i shkëlqyer që ai të merret me La Masia. Gjithmonë dera do të jetë e hapur për Pep në klubin tonë dhe uroj që një ditë të kthehet,” – tha Bartomeu në një intervistë për “The Times”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat