Përplasja e gjigantëve

Futboll

Përplasja e gjigantëve

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:13
Klopp e Ancelotti

Sipas asaj që raporton “Il Corriere Dello Sport”, Jurgen Klopp mund t’i bashkohej Napolit në verën e 2013-ës, para se presidenti Aurelio De Laurentiis të punësonte Rafa Benitez. Gazeta italiane deklaron se Klopp ishte një nga opsionet për Napoli-n, që ka kontaktuar trajnerin e Borussia Dortmund në atë kohë.

Klopp udhëtoi drejt Napolit në sezonin 2012/13 për t’u përballur me italianët në Champions League dhe u rrëmbye nga atmosfera e qytetit, nga stadiumi, ashtu si edhe nga kafeja që iu ofrua në “San Paolo” para përfundimit të ndeshjes, që pa Napoli-n të mundte Borussia Dortmund me rezultatin 2-1.

Gjithashtu, “Il Corriere dello Sport” raporton se Ancelotti mund t’i bashkohej Livepool-it para se Klopp të shkonte në “Anfield” në 2015-ën. Ndeshja e të mërkurës, që do të luhet në “San Paolo”, mund të shihte gjermanin në stolin e Napoli-t dhe Anceloti-n në drejtimin e Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat