Ja pse Hummels mund të kthehet në problem te Bayern

Futboll

Ja pse Hummels mund të kthehet në problem te Bayern

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:35
Mats Hummels

Nën regjimin e Jupp Heynckes, Mats Hummels ishte një titullar i padiskutueshëm te FC Bayern. Por nën drejtimin e Niko Kovac, ai rrezikon të bëhet viktima më prominente e trajnerit.

Prapaskena: Pas Augsburg dhe përpara ndeshjes me Hertha Berlin, Kovac i ka bërë problem daljet e shpeshta në sulm të qendërmbrojtësit dhe mendon se ai është arsyeja pse mungon rregulli.

Që në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Frankfurt në Superkupën gjermane, Kovac i ka “tërhequr veshin” mbrojtësit të kombëtares gjermane, duke treguar video të Niklas Sule gjatë mbledhjeve të ekipit.

Kjo pasi ka dashur të japë një shembull se si duhet të mbrojë ekipi. Diçka që normalisht nuk i ka pëlqyer Hummels.

Gjithsesi, për momentin mbrojtësi e ka pranuar stolin, duke u shprehur se rotacioni në këtë fazë të sezonit është normal.

Gjithsesi, nëse situata mbetet e njëjtë, ai mund të kthehet në një problem për bavarezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat