Juventus ndëshkohet pak minuta para fillimit të ndeshjes së Champions-it - Bota Sot
Juventus ndëshkohet pak minuta para fillimit të ndeshjes së Champions-it

Futboll

Juventus ndëshkohet pak minuta para fillimit të ndeshjes së Champions-it

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 20:00
Stadiumi i Juventus-it

Juventus do të zbresë në fushë në orën 18:55 për të luajtur ndeshjen e dytë të Champions League kundër Young Boys. Pak minuta para këtij takimi, që bardhezinjtë do ta luajnë pas CR7-të, i cili është i skualifikuar, ka ardhur vendimi i gjykatësit sportiv që ka vendosur mbylljen e sektorit të tifozerisë “Curva Sud” për një ndeshje, si dënim për thirrjet raciste dhe ofenduese ndaj Napolit.

Klubi gjithashtu do të gjobitet me 10,000 euro për thirrjet ofenduese, që nën rregulloren e Serie A konsiderohen të njëjta me ato raciste.

Por ka pasur edhe thirrje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly në minutën e 6-të të pjesës së dytë.

Teksa thirrjet kanë ardhur kryesisht nga “Curva Sud”, ajo pjesë e stadiumit do të mbyllet për një ndeshje.

Në të njëjtën ndeshje, tifozët e Napolit kanë hedhur një karrige drejt tifozëve të Juve-s, kështu që edhe klubi napolitan është gjobitur me 15,000 euro.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga drejtësia sportive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test