Notat e lojtarëve, Juventus 3-0 Young Boys: Gjithçka nën diktatin e Paulo Dybalas që merr notën 10

Futboll

Notat e lojtarëve, Juventus 3-0 Young Boys: Gjithçka nën diktatin e Paulo Dybalas që merr notën 10

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:13
Paulo Dybala

Juventusi e ka mposhtur me lehtësi Young Boysin (3-0), ku Paulo Dybala i shënoi të gjitha golat.

Edhe pse me mungesën e Cristaino Ronaldon dhe lënien në pushim të Giorgio Chiellinit, Zonja e Vjetër është treguar e pamëshirshme për zviceranët e Young Boys.

Paulo Dybala, Leonardo Bonunci, Federico Bernardeschi dhe Juan Cuadrado ishin në formë shumë të mirë në këtë ndeshje.

Argjentinasi pas shënimit të tre golave është vlerësuar me notën maksimale 10.

Pas tij vijnë Bonucci (7.7) dhe Cuadrado (7.6).

Te mysafirët më i dalluari ishte mbrojtësi Von Bergen me 6.6.

Lojtari më i dobët në ndeshje doli mbrojtësi Mohamed Ali Camara me notën 4.8, pasi edhe u përjashtua me karton të kuq.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat