Dëshira u bë realitet, Myrto Uzuni Nder të përfaqësoj atdheun tim

Futboll

Dëshira u bë realitet, Myrto Uzuni Nder të përfaqësoj atdheun tim

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:10
Myrto Uzuni

Një ditë më parë, Myrto Uzuni, fliste për Telesport në një intervistë rreth golit dhe karrierës me klubin  e ri, Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Uzuni ndër të tjera tregonte se pas largimit nga kampionati shqiptar, prsite të mrrte ftesën nga ekipi kombëtar. Ai ende nuk e dinte, që gjatë kohës që bisedonte për Telesport, në klubin e tij kishte mbrritur edhe ftesa nga trajneri i kombëtares Christian Panucci.

Madje Uzuni as sot në mbrëmje nuk e dinte që kishte një ftesë edhe për të, ndërkohë që në Shqipëri publikohej lista e emrave të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit. Uzuni do të njoftohej menjherë nga klubi i Lokomotivës, se dhe në adresën e e-mailit të tyre kishte shkuar ftesa për sulmuesin, por siduket kishin haruar t`ia komunikonin lojtarit. Ndonjëherë gjërat e bukura shijojnë më shumë, kur janë në formë surprize. Ashtu ndodhi dhe me Uzunin, që pasi u njoh me “lajmin” e jetës, flet sërish për Telesport, duke treguar emocionet që përjetoi dhe urimet që pati pas marrjes së ftesës nga ekipi kombëtar.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për ftesën, pasi është nder për mua që të përfaqësoj atdheun tim. Urimin e parë e mora nga familja dhe shokët e ish-ekipit të Laçit. Për mua marrja e kësaj ftese do të thotë shumë, pasi kam punuar shumë, jam stërvitur fortë dhe dua të bëj krenar familjen time dhe njerëzit që më kanë mbështetur. Premtoj se do të bëj maksimumin në ekipin kombëtar, sepse është ndjenjë e veçantë të përfaqësosh atdheun tënd. Këtu tek ekipi e kanë pritur shumë mirë dhe më kanë uruar të gjithë”-përfundon Myrto Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat