Sot zhvillohen këto ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll

Futboll

Sot zhvillohen këto ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:00
Superliga e Kosovës

Me ndeshjen Ferizaj – Drenica, e cila përfundoi në të mirë të vendasve u hap java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme priten të zhvillohen edhe katër takimet tjera, ndërsa të enjten java mbyllet me ndeshjen Flamurtari – Gjilani.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku do të ndeshen Llapi i Bylbyl Sokolit dhe Feronikeli. Të dy skuadrat vinë nga një seri e mirë fitoresh, por mbetet të shihet se cila do të dalë triumfuese në këtë ndeshje.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Prizren, ku Liria do ta presë Prishtinën jo në formë të mirë. Prizrenasit kërkojnë të shfrytëzojnë formën jo të mirë të Prishtinës, për tu rikthyer tek fitoret.

Ndërkohë që ndeshja e fundit e ditës së sotme është ajo mes dy skuadrave të inkuadruara këtë vit në Superligë mes Kek-ut dhe Ballkanit. Mbetet të shihet nëse Kek-u do të jetë në gjendje të arrijë fitoren e parë këtë sezon.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat