Interi shumë afër talentit të madh

Futboll

Interi shumë afër talentit të madh

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:02
Nicolo Barella

Nicolo Barella ka befasuar të gjithë me formën e tij.

Mesfushori e ka filluar sezonin në Serie A në mënyrë fantastike te Cagliari, duke u bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane.

Fillimisht ishin Liverpooli dhe Monaco, që i kërkuan shërbimet e Barellas, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Interi është duke i prirë bindshëm garës për mesfushorin e rivalit të tyre, pasi edhe vetë ai e do transferimin atje.

Në garë gjithashtu janë edhe Milani e Roma, që mund të tentojnë për transferimin e Barellas në janar, mirëpo nerazurët janë një hap përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat