City pritet të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Liverpooli-t

Futboll

City pritet të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen kundër Liverpooli-t

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:05
Ilkay Gundogan

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Hoffenheim, me ç’rast edhe u zëvendësua nga ndeshja.

Lojtari pësoi një lëndim vetëm disa ditë para se ‘Citizens’ të përballen me Liverpoolin në Premier Ligë këtë fundjavë.

Gundogan u largua në minutën e 68 pas një dëmtimi në këmbë dhe tani është një dyshim për përballjen me Liverpoolin në Anfield të dielën pasdite.

Vendin e tij në këtë derbi pritet ta zë mesfushori, Bernardo Silva, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme këtë stinor.

“Gundogan ka një problem me muskujt e tij, nuk di për dëmtimin e tij. Do ta kontrollojmë nesër. Por Kevin De Bruyne ka filluar të stërvitet me ne, kështu që është hapi i parë”, tha Guardiola pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat