Dybala: Banka rezervë më bëri mirë

Futboll

Dybala: Banka rezervë më bëri mirë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:02
Paolo Dybala

Argjentinasi ishte fantastik në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Young Boys.

Paolo Dybala ishte protagonisti kryesor në triumfin e Juventusit ndaj Yang Boys me rezultatin 3-0.

Argjentinasi shënoi het-trikë duke dhuruar spektakël. Në prononcimin pas ndeshjes të dhënë për Sky Sport teksa tregoi se stoli i ka bërë mirë për të shtuar përqendrimin. Ai gjithashtu foli edhe për Cristiano Ronaldon.

“Skuadra e përballoi ndeshjen me përqasjen e duhur. Mund të kishte rënie, por u treguam të zotët”, tha Dybala. “Banka rezervë? Natyrisht që preferoj të luaj gjithmonë. Vitin e kaluar e nisa me shumë gola, më pas pësova rënie. Krejt ndryshe, këtë vit, qëndrimi në stol më ka mundësuar që të shtoj përqendrimin për të bërë punën time”.

“Ronaldo? Me atë është më e lehtë, por duhet të jemi gjithmonë të përqendruar kur është dhe atëherë kur nuk është”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat