PSG e do Pogban, por e ardhmja e tij varet nga Mourinho

Futboll

PSG e do Pogban, por e ardhmja e tij varet nga Mourinho

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:28
Paul Pogba

Mesfushori francez nuk ka raporte të mira me trajnerin e “Djajve të Kuq”.

Paul Pogba te skuadra e Paris Saint-Germain. Nuk ka dyshime për këtë transferim The Sun, që e bazon informacionin në marrëdhëniet e tensionuara mes kampionit të botës dhe trajnerit Jose Mourinho.

Tabolidi anglez shkruan që me hapjen e afatit kalimtar të janarit Pogba do të transferohet në Parc des Princes.

Në fakt, gjithçka varet nga situata me trajnerin portugez, pozicioni i të cilit është në dyshim për shkak të rezultateve të dobëta. Në rast se “The Special One” shkarkohet nga detyra, Pogba do të qëndrojë në Old Trafford të paktën deri në fund të sezonit, për të diskutuar për të ardhmen e tij në verë.

Ndërkohë, PSG po përgatit një ofertë marramendëse, për të transferuar në Ligue 1 kampionin e sapo shpallur të botës. Ata janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro për ta blerë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat