Marotta më pranë Interit

Futboll

Marotta më pranë Interit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:47
Beppe Marotta

Klubi zikaltër po mendon të bëjë ndryshime në stafin drejtues.

Nga Juventusi, tek Interi. Beppe Marotta mund të ketë gjetur ekipin e tij të ri pas lamtumirës nga bardhezinjtë.

Sipas mediave italiane, të hënën ka pasur një takim mes ish-drejtuesit bardhezi dhe Steven Zhang.

Mësohet se pronari kinez, që me shumë mundësi do të jetë edhe presidenti i ardhshëm i zikaltërve, ishte shumë entuziast pas takimit kokë më kokë me Marottan, e dëshiron të arrijë sa më shpejt marrëveshjen.

61-vjeçari do të bëhej menjëherë pjesë e stafit të klubit nga qyteti i Milanos, duke zënë vendin e lënë bosh nga Walter Sabatini.

Ndërkohë, Zhang dëshiron të mbyllë marrëveshjen këto ditë, sepse për Marottan janë interesuar edhe skuadra të tjera, duke përfshirë këtu edhe Milanin.

Në deklaratat e tij, ish-drejtori i Juventusit ka thënë se dëshiron të punojë sërish me një ekip e për momentin nuk ka interes të punojë me federatën italiane ose ndonjë organizatë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat