Pogba drejt Parisit

Futboll

Pogba drejt Parisit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:12
Pogba drejt Parisit

Paul Pogba së shpejti do të jetë lojtar i PSG. Nuk ka dyshime për këtë lëvizje “The Sun”, që e bazon informacionin në marrëdhëniet e tensionuara mes kampionit të botës dhe trajnerit Jose Mourinho. Tabolidi anglez shkruan që me hapjen e merkatos së janarit Pogba do të transferohet në “Parc des Princes”.

Në fakt, gjithçka varet nga situata me trajnerin portugez, pozicioni i të cilit është në dyshim për shkak të rezultateve të dobëta. Në rast se “The Special One” shkarkohet nga detyra, ish-mesfushori i Juventusit do të qëndrojë në “Old Trafford” të paktën deri në fund të sezonit, për të diskutuar për të ardhmen e tij në verë.

Ndërkohë, PSG po përgatit një ofertë marramendëse, për të transferuar në Ligue 1 kampionin e saposhpallur të botës. Në garë është edhe Barcelona, por sipas “The Guardian”, klubi katalan, të paktën për momentin, madje deri në sezonin e ardhshëm, nuk është në gjendje të ulet në tavolinë për të biseduar për një lëvizje që do t’i kushtonte 150 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat