Në llupën e Barcelonës - Bota Sot
Në llupën e Barcelonës

Futboll

Në llupën e Barcelonës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:40
Krzysztof Piatek

Është sensacioni i momentit jo vetëm në Serinë A. Ka shënuar 8 gola në 6 takimet e para të Serisë A dhe vlera e tij në merkato është shumëfishuar.

Referenca është për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, që është shndërruar në objektiv i skuadrave të mëdha, ku përfshihet edhe Barcelona. Sigurisht që është herët për të folur për një transferim të mundshëm të 23-vjeçarit në “Camp Nou”, por sikurse njoftojnë mediat pranë “blaugranave”, drejtuesit e klubit katalan po e vëzhgojnë me shumë interes ecurinë e polakut.

Presidenti Preziosi shpenzoi vetëm 4 milionë euro gjatë merkatos së verës, për ta marrë nga Cracovia, ndërsa çmimi i tij pas vetëm 6 takimesh në Serinë A është 10-fishuar.

Ndoshta edhe më shumë, sepse me këtë ritëm që po shënon polaku, klubet e mëdha nuk do të hezitonin për të shpenzuar shifra të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...