Drita zhgënjen, barazon me ’89-shin

Futboll

Drita zhgënjen, barazon me ’89-shin

Nga: K. G. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:22
Drita zhgënjen, barazon me ’89-shin

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, po kalon në një krizë mjaft të madhe, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Trepçën 89 nga Mitrovica, në ndeshjen e javës së tetë.  Në minutën e 18-të, Drita kaloi në epërsi me golin e Xhevdet Shabanit.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft e mirë dhe mitrovicasi barazuan rezultatin. Në minutën e 66-të, Martin Micevski shënoi për një pikë të madhe të Trepçës ’89.

Me këtë barazim Drita mbetet larg skuadrave që luftojnë për titull, kurse mitrovicasit realizuan qëllimin, u kthyen të pamposhtur. Drita renditet në pozitën e nëntë me 7 pikë, kurse Trepça ’89 është në vend të 7-të me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat