Shumë gola në Kastriot, nuk ka fitues

Futboll

Shumë gola në Kastriot, nuk ka fitues

Nga: K. G. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:27
Shumë gola në Kastriot, nuk ka fitues

Ndeshje e bukur e me rivalitet u zhvillua mes KEK-ut nga Kastriotit dhe Ballkanit nga Theranda, e cila përfundoi pa fitues (2:2). Në minutën e 2-të, Atdhe Grajçevci, me zgjuarsinë e tij kaloi në epërsi (1:0) KEK-un. Megjithatë therandasit barazojnë rezultatin 1:1 duke iu falënderuar golit të futbollistit Jetmir Topallit pikërisht në minutën e 14-të.  Edhe pjesa e dytë ka qenë me një ritëm të mirë te dyja skuadrave,  kur me të filluar pjesa e dytë Treviol Stullqaku shënon për 2:1, por nuk vonon as dy minuta (48’) mysafirët barazuan përmes Durim Gashit nga penalltia. Kjo është pika e parë e KEK-ut pas tetë jave dhe mban vendin e fundit, kurse Ballkani është në pozitën e tetë me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat