Guardiola nuk e sheh ekipin e tij si favorit

Futboll

Guardiola nuk e sheh ekipin e tij si favorit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:46
Guardiola nuk e sheh ekipin e tij si favorit

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola nuk e sheh ekipin e tij si favorit për të fituar Champions League, pasi nuk ka historinë e Milan ose Juventus.

“Ka shumë skuadra të forta këtë sezon në Champions League,” shprehet Guardiola pas fitores ndaj Hoffenheim.

“E dija. U mundova t’ua shpjegoja lojtarëve se sa e vështirë do të ishte ndaj Lyon. Ne nuk jemi një klub me histori në Champions League.

“Më surprizojnë ata që thonë se City do të fitojë trofeun. E vlerësoj, ju falënderoj, por nuk është e vërtetë.

“Ne jemi poshtë Liverpool për sa i përket historisë, ekipeve spanjolle, Milan, Juventus. Ky është mendimi im.

“Kemi qenë në një gjysmëfinale, një çerekfinale. Është hap pas hapi, duhet të jemi të përulur, të analizojmë kundërshtarët. Do të mundohemi të shkojmë në çerekfinale, ky është një sukses i madh për ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat