Rexha reagon ashpër: Mora goditje me këmbë në fytyrë

Futboll

Rexha reagon ashpër: Mora goditje me këmbë në fytyrë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:20
Rexha reagon ashpër: Mora goditje me këmbë në fytyrë

Sulmuesi i Feronikelit nga Drenasi, Kastriot Rexha, reagon ashpër dhe e shfajëson veten. Ai tha se është goditur me këmbë në fytyrë nga Behar Maliqi i Llapit nga Podujeva. Megjithatë, futbollistit Rexha i kushtoi kjo me karton të kuq në minutën e 42-të, me gjithë largimin e tij, Feronikeli fitoi me rezultat 1:0 në Podujevë kundër Llapit.

“Pasi që mora goditje me këmbë në fytyrë ( i nuk merr karton ) unë e gjuaj me top në këmbë në afekt edhe referi vendos të më ndëshkoj me karton të kuq, me pretekstin se kam goditur kundërshtarin në fytyrë (gjë që video e konfirmon të kundërtën dhe goditjen time në këmbë të kundërshtarit me top). Faleminderit bashkëlojtarlve për përkrahjen pas largimit tim me karton te kuq dhe për kltl fitore te madhe”, shkruan Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat