Man City i bashkohet Juventus-it në garën për yllin e Serisë A

Futboll

Man City i bashkohet Juventus-it në garën për yllin e Serisë A

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:33
Andrea Agnelli

Fiorentina deri më tani ka qenë surpriza e sezonit në Serie A dhe shumë nga lojtarët e saj po luajnë në një nivel të lartë, kjo gjë ka bërë të ketë lëvizje në merkato.

Ditë më parë, ka patur zëra rreth interesit të Juventus-it ndaj Nikola Milenkovic. Serbi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit “vjollcë” dhe për këtë arsye është vënë në qendër të vëmendjes.

Gjithsesi, thuhet se bardhezinjtë do të kenë një kundërshtar shumë të fortë në garën për Milenkovic, pasi raportohet se Manchester City i Pep Guardiolës ka shprehur interes ndaj tij, madje ka dërguar edhe vëzhgues për ta ndjekur nga afër lojtarin në ndeshjen e fundjavës së kaluar, Fiorentina-Atalanta.

Serbi 20-vjeçar po luan shkëlqyeshëm dhe mund të përmirësohet akoma. Ai ka shënuar 2 gola në 7 ndeshje të luajtura në Serie A për këtë sezon.

Ai gjithashtu është rregullisht pjesë e kombëtares, pavarësisht se bëri debutimin e tij vetëm pak para fillimit të Kupës së Botës këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat