Fatkeqësi në familjen e Naser Alijit - Bota Sot
Fatkeqësi në familjen e Naser Alijit

Futboll

Fatkeqësi në familjen e Naser Alijit

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:21
Fatkeqësi në familjen e Naser Alijit

Naser Aliji prej muajsh stërvitej me ekipin e Ligës së tretë zvicerane FC Baden. Ky është ekipi i parë në karrierën e Alijit dhe është ekipi i qytetit ku Aliji është rritur dhe familja e tij jeton akoma aty.

Por, përse Naser Aliji vendosi të rikthehej aty, arsyeja është e trishtë dhe këtë Naseri e shpjegoi në një intervistë për Blick.ch.

“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entella kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diastignifikua me kancer dhe vendosa që këto muaj të fundit të jetës së tij të qëndroj pranë babait, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”, u shpreh Aliji.

Albania Team i shpreh ngushëllime Alijit dhe gjithë familjes Aliji dhe dëshirojmë që ai të rikthehet më i fortë se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...