Trajneri i mirënjohur: Kryetar Haskuka, kujdesu për stadiumin historik ose harroje votën

Futboll

Trajneri i mirënjohur: Kryetar Haskuka, kujdesu për stadiumin historik ose harroje votën

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:11
Trajneri i mirënjohur: Kryetar Haskuka, kujdesu për stadiumin historik ose harroje votën

Trajneri i mirënjohur Sinan Osmani, shpreh brengën për fushën e futbollit në Arbanë, e cila ka qenë fushë e rezistencës në kohën e okupimit.

“Nevojën për të shkruar këtë storje të dhimbshme është fusha e futbollit e KF Arbana. Disa bashkëqytetarët të lagjes sime më thirren për t’u interesuar me punime që po bëhen në dhe rreth stadiumit tonë historik. Misterja dhe terri i zymtë rreth informatave që ne banorët e lagjes kërkojmë ta dimë për stadiumin historik që ekziston që 45 vite. Në shtete ku qytetari dhe rinia dhe argëtimi i tyre është në plan të parë, por jo edhe të ne. Qytetari i Arbanës don sqarime se si dhe pse kjo fushë nuk ndërtohet nëse kjo fushë ka shërbyer 45 vite për të arkëtuar rininë e Arbanës dhe më gjer, kujt i pengon tash? Ftoj publikisht kryetarin e Prizrenit që të jep versionin e vet rreth kësaj fushe pse dhe kujt i pengon kjo fushë?

Image

Sinan Osmani

Ky gjelbërim i vetëm ku rinia mund të arkëtohet z. kryetar Haskuka harroje votën e qytetarëve të Arbanës, po qese kjo fushë do i jepet dikujt për interesat e të mëdhenjve. Ju zotëri kryetar mundeni këtë fushë ta mbroni sepse lista poseduese për këtë tokë e cila ka 117 ari nuk ka pas as qe ka pronarin. Kjo ka qenë tokë e kooperativës "Progres", lavërtaria e tash kush mshifet mbrapa kësaj pune të pistë, ju zotëri kryetar na shpjegoni. Për shpjegim, kjo fotografi është e fushës së Arbanës e fotografuar në vitin 1993, si dëshmi që aty kemi lozur futboll kundër atyre që na uzurpuan drejtën që të luajmë në fushën e qytetit”, shkruan Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat