Optimizëm te Shqipëria

Futboll

Optimizëm te Shqipëria

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:02
Enes Isufi dhe Marsel Ismajlgeci

Pas pak ditësh kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve që drejtohet nga ish bomberi kuqezi Erjon Bogdani do të nisë aventurën e saj në eliminatoret e kampionatit europian. Shqipëria bën pjesë në të njëjtjin grup me ekipe shumë të forta si Ukraina, Sllovakia e Norvegjia, megjithatë dëshira për të bërë mirë dhe për të marrë rezultate pozitive nuk mungon te kuqezinjtë e vegjël. Sot në konferencë për shtyp dolën lojtarët Enes Isufi dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët u shfaqën optimistë para eliminatoreve.

“Kemi disa ditë që po stërvitemi, shokët e skuadrës janë gati, të gjithë mezi i kemi pritur këto ndeshje dhe në cdo seancë stërvitore po japim 100 % nga vetja, në mënyrë që në këto ndeshje eliminatore të dalim sa më mirë. Shpresojmë shumë të dalim të parët në grup. Ende nuk jemi grupi i plotë pasi presim edhe disa shokë të tjerë që ti bashkohen skuadrës përfaqësuese. Sa i përket kundërshtarëve ne e dimë që ato janë ekipe të forta, por ne kemi objektivat tona. Kemi disa grumbullime me të njëjtin grup shokësh dhe kemi ndërtuar marëdhënië shumë të mira.” – u shpreh në fjalën e tij mbrotjësi Enes Isufi.

Ndërsa mbrojtësi tjetër Imajlgeci u shpreh: “Grumbullimi po shkon shumë mirë, jemi stërvitur fortë dhe të gjithë po japim maksimumin dhe shpresoj që do të ecim mirë. Në fakt u bënë disa grumbullime që jemi të gjithë sëbashku dhe mendoj se jemi përshtatur me lojën e njëri tjetrit. Gjatë gjithë kohës rrimë bashkë dhe jemi të afërt si në fushë dhe jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat