Toure: City ishte kundër transferimit

Futboll

Toure: City ishte kundër transferimit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:54
Toure: City ishte kundër transferimit

Mesfushori i Olympiakosit, Yaya Toure zbulon se Manchester City e kishte bllokuar atë të bashkohet me Interin dy vjet më parë. Toure tashmë ndodhet në Milan për ndeshjen e sotme të Europa League kundër AC Milan. Ai thotë se Olympiakos ka skuadër mjaft të mirë për duelin me “Rossonerët”.

“Ne jemi krenar për ekipin që kemi, të përbërë nga shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar”, tha Toure.

“Dy vjet më parë isha gati të bashkohesha me Interin, por në minutën e fundit gjithçka shkoi keq. City ishte kundër transferimit tim”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat