Zbulohet pasuria marramendëse e pronarit të Milanit

Futboll

Zbulohet pasuria marramendëse e pronarit të Milanit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:41
Ilustrim

Pronari i Milanit Paul Singer është emëruar si një nga 400 amerikanët më të pasur nga revista Forbes, me vlerë 3.2 miliardë dollarë.

Fondi i tij mbrojtës, Grupi i Menaxhimit Elliott, i siguroi Yonghong Li-it kreditë për blerjen e Milanit nga Silvio Berluskoni në prill e 2017-së, përcjell “lajmi.net”.

Kur biznesmeni kinez nuk arriti të vazhdonte me pagesat, Elliott rimori kompaninë mbajtëse dhe në thelb mori përsipër klubin.

Udhëheqësi i tyre është Singer, 74-vjeçar, pasuria e të cilit është vlerësuar nga Forbes për 3,2 miliardë dollarë, një rritje prej 2,9 miliardë dollarësh që ai kishte në vitin 2017.

Elliott besohet që ka pasuri deri në 35 milionë dollare në asete dhe Singer është vendosur në vendin e 251 në listën e amerikanëve më të pasur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat