Eintracht mposhti Lazion e Durmishit dhe Berishës! Chelsea fiton

Futboll

Eintracht mposhti Lazion e Durmishit dhe Berishës! Chelsea fiton

Nga: Kemajl Koca Më: 4 tetor 2018 Në ora: 22:55
Foto nga ndeshja

Eintracht nga Frankfurti triumfoi me rezultat 4:1 në përballje me Lazion, në ndeshjen e vlefshme të grupit H të Europa League në futboll. Lazio hasi në vështirësi të mëdha, sepse nga minuta e 59-të mbetet pa dy lojtarë në fushë, pasi që Basta u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 45+3' dhe Correa direkt me të kuqin në atë të 59-tën.

Shqiptari Riza Durmishi startoi nga minuta e parë por u zëvendësua në minutën e 18-të për shkak të lëndimit, kurse reprezentuesi i Kosovës Valon Berisha luajti nga minuta e 64-të për Lazion.

Da Costa në minutën e katërt kaloi në epërsi skuadrën gjermane, por Parolo barazoi në atë të 23-tën. Kostiq në minutën e 28-të dhe Joviq në atë të 52-tën shënuan për rezultatin 3:1 dhe da Costa vulosi fitoren 4:1 (90+4'). Kjo është fitorja e dytë me radhë e Eintrachtit në grup, kurse për Lazion humbja e parë.

Eintracht udhëheq renditjen me 6 pikë, ndërsa Lazio është në vend të dytë me 3 pikë. Skuadra angleze Chelsea me vështirësi shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj MOL Vidi nga Hungaria, në kuadër të grupit L. Në minutën e 70-të, Alvaro Morata shënoi për fitoren e madhe të skuadrës londineze. Kjo është fitorja e dytë për Chelseat dhe kryeson me 6 pikë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat