Pamje shqetësuese, a është rikuperuar Salah nga përplasja me Sergio Ramos?

Futboll

Pamje shqetësuese, a është rikuperuar Salah nga përplasja me Sergio Ramos?

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:54
Mohamed Salah

Tifozët e Liverpool mbeten të shqetësuar për gjendjen fizike të Mohamed Salah, i cili edhe njëherë është kapur nga kamerat me një fashë në shpatull gjatë ndeshjes së fundit në Champions League ndaj Napolit.

Kanë kaluar pesë muaj që kur Salah pësoi një dëmtim në shpatull që e detyroi të largohej nga fusha në finalen e Champions League të humbur 3-1 ndaj Real Madrid.

Ai pësoi dëmtimin e rëndë pas përplasjes me Sergio Ramos në pjesën e parë të ndeshjes.

Salah ka bërë 10 paraqitje këtë sezon, duke shënuar tre gola. Forma e tij nuk ka qenë ajo e sezonit të kaluar dhe padyshim që ka ndikuar shpatulla e lënduar.

Pas humbjes me Napolin, Liverpool nuk ka kohë të mërzitet pasi e pret sfida me Manchester City-n në Anfield në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat