E kërkoi Milani, kjo është përgjigja e Ibrahimoviqit

Futboll

E kërkoi Milani, kjo është përgjigja e Ibrahimoviqit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:02
Zlatan Ibrahimoviqi

Sulmuesi suedez është pjesë e skuadrës Los Angeles Galaxy.

Milani ka shprehur interesim për ta kthyer në Itali, Zlatan Ibrahimoviqin.

Drejtuesit e klubit kuqezi, duan që ta kenë në ekip një tjetër sulmues të cilin mund ta transferojnë me pak para, prandaj Ibra shihet si lojtari ideal, ndonëse ai tashmë është 37-vjeçar.

Suedezi është pyetur në lidhje me interesimin e Milanit nga gazetarët dhe ka dhënë një përgjigje në stilin e tij: “Ka gjithmonë spekulime. E gjithë bota më do mua. Më pëlqen kështu”.

Ibra ka luajtur tek Milani nga 2010 deri më 2012 para se të shitej në Francë te skuadra e Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat