Derbi rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, tani ka shtrirë rrënjë edhe në rivalitet për klasifikim. Skuadra nga Podujeva nuk ka trofe në futbollin tonë, e as histori në përballje me Prishtinën. Por, duke investuar fuqishëm dhe duke dashur të riorganizohen në klub profesional, domosdoshmërisht kanë fituar vëmendje dhe respektin e skuadrave dhe publikut rival. Andaj, përballja e nesërme (17.45) është luftë për pikë, kryesisht për mos ta lejuar të distancohet më shumë Feronikeli – skuadër kjo që pas 11 ditësh do ta pres Prishtinën. Prishtina tani ka të konfirmuara tri mungesa që munguan edhe në mesjavë në Prizren, si Mankenda, Ahmeti e Mustafa, por të gjithë futbollistët tjerë janë në garë për 11-në startues.