Sermaxhaj: Askush nuk duhet ta ketë vendin e sigurt në Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Sermaxhaj: Askush nuk duhet ta ketë vendin e sigurt në Kombëtaren e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2018 Në ora: 19:22
Sermaxhaj: Askush nuk duhet ta ketë vendin e sigurt në Kombëtaren e Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike dje listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet kundër Maltës, më 11 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më 14 tetor kundër Ishujve Faroe si mysafirë në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni D. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 8 tetor, derisa stërvitja e parë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës. 

Kosova kërkon pikë të plota në dy përballjet, të parën në kryeqytet kundër Maltës dhe pastaj në Ishujt Faroe. Kosova është në grupin 3 dhe kryeson me 4 pikë ose ka një barazim 0:0 në Baku me Azerbajxhanin dhe një fitore me 2:0 ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj mendon se Kombëtarja jonë i ka gjasat e mira që të del me pikë të plota dhe ta përforcojë edhe më shumë kreun e tabelës në grup. 

“Emërorja ndaj ndeshjes së Maltës me 11 tetor, vjen me disa ndryshime të vogla që sjellin freski dhe gjithashtu konkurrencë në përbërjen tonë.  Askush nuk duhet ta ketë vendin e sigurt në përfaqësuese nëse futbollistët nuk tregojnë përformancë të mirë në ekipet e tyre dhe përfaqësuesen tonë. Ndryshimi vjen me sulmuesin Lirim Kastrati i cili bëri paraqitje të mirë me U-21 dhe në ekipin e tij dhe me plot të drejtë ftohet në përfaqësuesen A.  Sa i përket ndeshjes ndaj Maltës, duhet të mendohet vetëm pozitivisht dhe për fitore nëse dëshirojmë të jemi në krye të tabelës. Nuk duhet të dështojmë në asnjë mënyrë. Kemi treguar ndeshje të mira, gjithashtu jemi pa humbje prej kohës që në krye është Bernard Challandes.  Kemi trajner të mirë, ekip të re me plot futbollistë cilësorë dhe duhet të vazhdojmë me ritëm të njëjtë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Sermaxhaj. 

Lista e lojtarëve:

Portierë: Samir Ujkani (Rizespor), Faton Maloku (Kukësi), Visar Bekaj (Prishtina); Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Fidan Aliti (Skënderbeu), Mërgim Vojvoda (Mouscron), Leart Paçarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Zurich), Ardin Dallku (Vorksla); mesfushorë-sulmues: Hekuran Kryeziu (Zurich), Herolind Shala (IK Start), Idriz Voca (Luzern), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Lazio), Bernard Berisha (Ahkmat), Arbër Zeneli (Heerenven), Milot Rashica (Werder), Edon Zhegrova (Genk), Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb), Elbasan Rashani (Odds BK), Donis Avdijaj (Willem II), Vedat Muriqi (Rizespor) dhe Atdhe Nuhiu (Shefieldb Wed).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat