Do të kemi një “festival golash” në Dortmund?! - Bota Sot
Do të kemi një “festival golash” në Dortmund?!

Futboll

Do të kemi një “festival golash” në Dortmund?!

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 07:50
Futbollistët e Dortmund

Në një ndeshje që duket e prirur për gola të shumtë, Dortmund kryesues do të presë Augsburg të vendit të tetë. Të dyja skuadrat kanë shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtur në këtë edicion. Borussia kryeson me katër fitore dhe dy barazime, ku tre nga këto fitore i ka arritur në të tre ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Dortmund ka shënuar 3.5 gola për ndeshje në këtë kampionat dhe në gjashtë javët e para ka shënuar shtatë gola më shumë se ekipet e tjera. Gjithashtu, Borussia mund të konsiderohet si ekipi i përmbysjeve të mëdha pasi në tre nga katër fitoret e arritura ka qenë në disavantazh.

Nga ana tjetër, Augsburg ka barazuar 1-1 kundër Bayern në ndeshjen e fundit jashtë fushe. Një rezultat shpresëdhënës për këtë ekip, edhe pse ka fituar vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit jashtë fushe. Pesë përballjet e fundit mes Borussia Dortmund dhe Augsburg kanë përfunduar me gola të shënuar nga të dyja ekipet.

Tre nga këto pesë sfida janë mbyllur në barazim 1-1. Vlen për t’u përmendur se lojtari më në formë i Dortmund është Marco Reus, autor i katër golave dhe dy asiteve në gjashtë ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...